Vdes personi i katërt nga sulmi i armatosur në Strasburg NULL NULL 14.12.2018 22:37 14.12.2018 22:37 Njëri nga personat e plagosur gjatë sulmit të armatosur në një treg të Krishtlindjeve në Strasburg, ka vdekur të premten. Tashmë, numri i viktimave nga sulmi është rritur në katër, njoftoi prokuroria në Paris, përcjell Klan Kosova. Viktima ishte gazetari italian Antonio Megalizzi, 28 vjeç, Kryeministri italian Giuseppe Conte nga Brukseli i pranishëm në samitin evropian shprehu ngushëllimin e tij për familjen, pas njoftimit të vdekjes së gazetarit italian. Dy persona humbën jetën të martën, kur 29 vjeçari, Cherif Chekatt, me të kaluar kriminale, dhe i cili ishte radikalizuar në burg, ndërmori sulmin në Strasburg. Një person ende është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas dy ditësh në arrati, Chekatt u vra të enjten në Strasburg, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 4 minuta më parë
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 22 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 25 minuta më parë