Vdes Paull Allen, bashkëthemeluesi i Microsoft NULL NULL 16.10.2018 08:56 16.10.2018 08:56 Paul Allen, i cili ishte bashkëthemelues i Microsoft, ka vdekur në moshën 65 vjeçare nga komplikimet e limfomës jo-Hodgkin. Ai kishte marrë vesh se sëmundja i ishte kthyer vetëm dy javë më parë, pasi e kishte trajtuar atë në vitin 2009. Bashkëthemeluesi i tij i Microsoft, Bill Gates, tha: “Jam zemërthyer pasi ka ndërruar jetë një nga miqtë më të vjetër dhe më të dashur … Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të.” Në një deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij të hënën pasdite, motra e tij, Jody e përshkroi biznesmenin si një “individ të shquar në çdo nivel”, transmeton Klan Kosova. “Familja dhe miqtë e Paul ishin të bekuar që patën rastin të përjetonin zgjuarsinën, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e tij. Përkundër të gjitha kërkesave në agjendën e tij, ai , gjithmonë ka pasur kohë për familjen dhe miqtë”, thuhet në deklaratë. Biznesmeni bëri pasuri së bashku me mikun e shkollës, Bill Gates pasi ata bashkë-themeluan gjigantin teknologjik Microsoft në vitin 1975./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 12 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 15 minuta më parë