Vdes Patrick Baumann, presidenti i GAISF-it, anëtar i KON-it dhe sekretar i përgjithshëm i FIBA-s NULL NULL 14.10.2018 19:45 14.10.2018 19:45 Lajmi për vdekjen e presidentit të Asociacionit Global të Federatave Sportive Ndërkombëtare (GAISF), njëherësh edhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës. Baumman vdiq në moshën 51-vjeçare, pas një sulmi në zemër, derisa ndodhej në Buenos Aires të Argjentinës për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, transmeton Klan Kosova. “Kjo është një goditje e madhe për të gjithë ne. Është e vështirë të besohet ky lajm i tmerrshëm. Ne humbëm një udhëheqës të ri dhe dashamirës, me shpresë të madhe për të ardhmen e sportit. Mendimet tona janë me gruan e tij, fëmijët dhe familjen e tij”, ka thënë Thomas Bach, president i KON-it. Në nderim të veprës së tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shpallur tri ditë zie, me ç`rast flamujt në Lozanë, në selinë e KON-it dhe në LOR Bunos Aires 2018, do të jenë në gjysmështizë. Zvicërani Baumman, ka qenë aleat i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke e ndihmuar e përkrahur gjatë proceseve të ndryshme, si dhe mik i presidentit të KOK-ut , Besim Hasasni i cili ka reaguar pas vdekjes së tij. “Patrick Baumann, një mik i mirë i imi, u Prefsh në Paqe. Do të kujtohesh përherë nga unë dhe Lëvizja Olimpike në Kosovë për dedikimin që patët për marrjen e njohjes ndërkombëtare të federatave sportive të Kosovës dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme dhënë për sportistët e Kosovës”, është shprehur presidenti Hasani, i cili ndodhet në Buenos Aires, ku po mbahen Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Ai në emër të organizatës që udhëheqë ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e Patrick Baummanit. “Në emër të Lëvizjes Olimpike në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, organizatës GAISF, si dhe komunitetit të basketbollit, për humbjen e një njeriu, të cilin edhe sporti i Kosovës do ta kujtojë si njërin prej aleatëve të saj në rrugën drejt njohjes ndërkombëtare”, shtoi Hasani. Si sekretar i përgjithshëm i FIBA-s, Baumman kishte dhënë kontribut të çmuar edhe në anëtarësimin e FBK-së në FIBA. Baumann që nga viti 2007 ishte anëtar i KON-it, kurse president i GAISF-it, prej vitit të kaluar. Sekretar i përgjithshëm i FIBA-s u emërua në vitin 2002. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.