Vdes nobelisti V.S. Naipaul NULL NULL 12.08.2018 10:32 12.08.2018 10:32 "Një biografi mund të shtrembërohet, faktet mund të ri-interpretohen. Por, fiksioni nuk gënjen kurrë. E zbulon shkrimtarin krejtësisht". Shkrimtari, Sir Vidiadhar Surajprasad Naipaul, i njohur si V.S Naipaul, që kishte fituar çmimin nobel për letërsi, ka vdekur në moshën 85 vjeçare, njofton Klan Kosova. Sir Vidia kishte lindur në Trinidad në vitin 1932. Ai ka shkruar mbi 30 libra, përfshirë “A Bend in the River” dhe kryeveprën e tij “A House for Mr Biswas”. Gruaja e tij, Lady Naipaul, ka thënë se ai ishte “gjigant në të gjitha arritjet e tij”. Ajo ka deklaruar se ai ka vdekur në shtëpinë e tyre në Londër “i rrethuar nga ata që ai i donte”. Në mesin e shumë shkrimtarëve që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Sir Vidias, ka qenë edhe Salman Rushdie, i cili në të kaluarën jo rrallë kishte mospajtime me Sir Vidian. “Po ndjehem i pikëlluar sikur ta kisha humbur një vëlla fort të dashur”, ka shkruar Rushdie, njofton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 20 orë më parë