pallati
15:45, 11 Janar 2017

Një person ka vdekur dje në ambientet e Pallatit të Drejtësisë.

Sipas zyrtares për informim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashit, personi që ka vdekur në Pallatin e Drejtësisë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile.

Sipas saj, personi që ka vdekur është F.Sh., rreth 50-vjeç dhe se për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

“Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë në jetë të ndjerin”, ka thënë Mirlinda Gashi.

 

Ndërkohë që shkaqet e kësaj vdekjeje ende nuk dihen, Pallati i Drejtësisë që nga vënia në funksion është shoqëruar me probleme teknike.

Një vit më parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë kishte vdekur një avokat, shkruan kallxo.com, transmeton Klan Kosova.

Interesante