Vdes legjenda e televizionit – Sir Bruce Forsyth NULL NULL 18.08.2017 17:55 18.08.2017 17:55 Sir Bruce Forsyth, veterani i televizionit dhe prezantuesi i shumë emisioneve të suksesshme, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, njofton Klan Kosova. Forsyth ishte i shtruar në spital më parë pas një infektimi në gjoks. Karriera e gjatë në show-biznes kishte filluar për Forsyth kur ai ishte vetëm 14 vjeçar. Ai ishte për kohë të gjatë ylli më i paguar i televizionit në Britani të Madhe – për emisionet si “The Generation Game”, “Play Your Cards Right and The Price is Right”. Nga 2004 deri në vitin 2014 kishte prezantuar bashkë me Tess Daly emisionin One Strictly në BBC. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë