Vdes kryetari i Komunës së Ohrit NULL NULL 15.12.2018 12:56 15.12.2018 12:56 Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare, informojnë mediat lokale, njofton Portalb.mk. Jo-zyrtarisht, ai paraprakisht ka pasur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë nga infarkti. Mandati i Stojanoskit ka filluar më 20.10.2017, pas fitores në rrethin e parë në zgjedhjet lokale. Ndryshe, muajin e kaluar ka ndërruar jetë edhe kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata. Nga ana tjetër, pa kryetar komune është edhe ajo e Novo Sellës për shkak se kryetari i saj, Boro Stojçev u zu duke trafikuar ilegalisht cigare në kufij dhe për këtë ai dha dorëheqje. Për të tre komunat, pritet që të mbahen zgjedhje të reja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 18 minuta më parë