Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes krijuesi i posterëve të paharrueshëm të filmave hollivudianë

NULL NULL
22.05.2018 09:23

Është ndarë nga jeta në moshën 97 vjeçare, Bill Gold, krijuesi i disa prej posterëve më të paharrueshëm në botën e filmit.

Përpos  jetëgjatë ai pati edhe karrierë të tillë që numëron më shumë se dy mijë posterë, përfshirë ata të filmave ikonikë si Casablanca, Dial M for Murder, Dirty Harry, East of Eden.

Ai e kishte filluar punën me kompaninë Warner Brothers që në të 40-tat, dhe posteri i filmit “Casablanca” është ndër të parët nga Gold.

Ndonëse i pensionuar nga viti 2003, ai kishte vazhduar që të dizajnojë posterë nga shtëpia e tij në Connecticut, dhe i fundit ishte ai i filmit biografik “J. Edgard” me regji të Clint Eastwood.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.