Vdes Koko, gorilla që mësoi gjuhën e shenjave NULL NULL 21.06.2018 13:51 21.06.2018 13:51 Gorilla Koko ka vdekur të martën në moshën 46 vjeçare në Woodside të Kalifornisë. Lajmin e bëri të ditur Fondacioni Gorilla, i themeluar nga zoologia, Francine Patterson. “Fondacioni do të vazhdojë ta nderojë trashëgiminë e Kokos, dhe të avancojë në misionin tonë me projektet që janë duke u zhvilluar përfshirë edhe përpjekjet e konservimit në Afrikë, shenjëtoren e majmunëve në Maui, dhe një aplikacion të gjuhës së shenjave me Kokon, për dobinë edhe të gorillave por edhe të fëmijëve”, thuhet në deklaratën e këtij fondacioni. Koko raportohej se mund të komunikonte me njerëzit duke përdorur një mijë fjalë nga gjuha e shenjave dhe mund t’i kuptonte dy mijë fjalë të folura anglisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.