Vdes këngëtarja e njohur e muzikës folklorike NULL NULL 17.11.2017 13:57 17.11.2017 13:57 Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës folklorike dhe popullore në rajonin e Pollogut, Hanife Sejfullah – Reçani. Shumë kush, veçanërisht brezi i viteve 60-ta dhe 70-ta kanë dëgjuar për këngëtaren e madhe të këngës popullore shqiptare të atyre viteve, Hanife Sejfulla Reçani. Hanifja, talentin dhe zërin e saj prej këngëtareje do ta zbulon, pa i mbushur akoma 12 vjeç-ku mësuesit e saj do ta përkrahnin atë për tu bërë një këngëtare e vërtet. Disa nga këngët e saj të njohura ishin: “Bien tri dairet”, “Prej Tetove në Gostivar”, “Moj fusha e Korabit”, ” I hipa vaporit”, “Kënga e çobanit”, “Kënga e bilbilit” etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.