Vdes i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit NULL NULL 11.08.2017 21:24 11.08.2017 21:24 Njeriu më i vjetër në botë – i vetmi anëtar i familjes së tij të ngushtë që i ka mbijetuar Holokaustit – ka vdekur në moshën 113-vjeçare, transmeton Klan Kosova. Yisrael Kristal, i lindur në Poloni, vdiq sot pak ditë para se të mbushte 114 vjet. Gruaja e tij është vrarë në Auschwitz ndërkaq ai mbijetoi duke kryer punën e skllevërve. Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste në vitin 1939, Kristal dhe familja e tij u futën në geto të Lodzit. Kristal u njoh edhe zyrtarisht si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.