_95209765_gettyimages-81866121
18:11, 17 Mars 2017

Poeti dhe nobelisti Derek Walcott ka vdekur në moshën 87 vjeçare në shtëpinë e tij në ishujt e Karaibeve, pas një sëmundje të gjatë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte vlerësuar nga kritiket si një nga poetet më të mëdhenj të Karaibeve.

Shkrimet e poetit përfshijnë “In A Green Night: Poems” dhe puna e tij epike “Omeros” që bazohet tek “Iliada dhe Odisea” e Homerit.

Walcott kishte fituar çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1992 si dhe çmimin TC Eliot për poezi në vitin 2011.

Komiteti i çmimeve Nobel, e kishte  cilësuar stilin e Walcott melankolik dhe të ndjeshëm.

Përveç këtyre ai ishte nderuar edhe me shumë çmime të tjera.

Interesante