17:53, 13 Mars 2018

Craig Mack, i cili u bë i famshëm si reper me Bad Boy Record të Diddy-t në vitet 1990, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte në Karolinën Jugore kur vdiq dhe thuhet se vdekja e tij nga shkaqet natyrore, raporton TMZ.

Kënga e Craig, “Flava In Ya Ear” ishte një hit i madh vite më parë me të cilën ishte i nominuar edhe në Grammy.

Kohëve të fundit, artisti ishte duke punuar në një dokumentar për jetën e tij, para vdekjes tragjike.

Interesante