Vdes Chuck Mosley NULL NULL 11.11.2017 11:02 11.11.2017 11:02 Ish-vokalisti i Faith No More, Chuck Mosley, është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare. Në një deklaratë nga familja e tij të publikuar përmes publicistit të tij, vdekja e Mosleyt thuhet të ketë qenë si pasojë e shkaqeve që lidhen me varësinë e tij nga droga, pasi që këngëtari kishte kaluar nëpër “një periudhë të gjatë të të qenit i pastër nga droga”. Mosley ishte këngëtar në bendin Faith No More në vitet 1984-1988 dhe mori pjesë në dy albumet e para të këtij bendi “We Care a Lot” (1985) dhe “Introduce Yourself” (1987). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.