18:29, 9 Qershor 2018

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare Eunice Gayson, aktorja e parë që ka luajtur në rolin e “Bond Girl”.

Ajo e portretizoi rolin e Sylvia Trench në debutimin e 007 – Dr. No, në vitin 1962.

Gjatë xhirimeve, Gayson e kishte ndihmuar Sean Connery në qetësimim e nervave , në mënyrë që spiuni të mund ta shprehte më mire frazën e tij të famshme – “Bond, James Bond” për herë të parë.

Një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter shkruan: “Do të na mundojë shumë”.