21:47, 7 Korrik 2018

Boksieri, Valentin Kajtazi ka vdekur gjatë një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate, transmeton Klan Kosova.

Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

‘Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Joško Sunara, trajner i Šibenikut, KBK Petar Krešimir.

Aksidenti ndodhi në mesantë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare, vdiq në vendngjarje.