Vdes bateristi i Pantera, Vinnie Paul NULL NULL 23.06.2018 10:00 23.06.2018 10:00 Bateristi i bendit metal “Pantera”, Vinnie Paul, ka vdekur në moshën 54 vjeçare. Ai e kishte themeluar këtë grup më 1981 bashkë me vëllanë e tij, Dimebag Darrell dhe Rex Brown, ndërkaq grupi ishte ndarë më 2003. Lajmi ishte bërë i ditur në faqen zyrtare të Pantera në Facebook të premten mbrëma. “Vincent Paul Abbott ‘Vinnie Paul’ është ndarë nga jeta”, shkruan në postim. “Paul njihet më së miri për punën e tij si baterist në bendet Pantera dhe Hellyeah”. “Asnjë detaj më shumë nuk është në dispozicion për momentin. Familja kërkon që t’ua respektoni privatësinë gjatë kësaj kohe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.