22:24, 29 Dhjetor 2018

Tekstshkruesi amerikan i këngëve Norman Gimbel, autori i “The Girl from Ipanema” dhe “Killing Me Softly”, fitues i disa trofeve “Grammy Awards”, ka vdekur në moshën 91 vjeç, njoftoi sot institucioni amerikan për mbrojtjen e të drejtave muzikore, BMI.

“Shkrimtari i spikatur për talentin dhe numrin e madhe të krijimeve autentike, sipas citimeve ‘Broadcast Music Inc’. Norman Gimbel vdiq më 19 dhjetor në shtëpinë e tij në Montecito, në Kaliforni aty ku jetonte prej shumë vitesh”, njoftoi djali i tij Tony Gimbel, për “Hollywood Reporter”.

I lindur në Brooklyn, Norman Gimbel fitoi “Academy Award” për këngën më të mirë origjinale me David Shire për “It Goes Like It Goes” interpretuar nga Jennifer Warnes, për filmin “Norma Rae”, në vitin 1979.

klankosova.tv