23:24, 12 Tetor 2017

Një 53 vjeçar, punëtor ndërtimtarie – ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes në qytetin e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar policia rajonale e këtij qyteti, ku në raport thuhet se punëtori i vitit të lindjes 1964 ka gjetur vdekjen pasi ra nga kati i gjashtë në hapsirën e liftit të një objekti banesor, transmeton Klan Kosova.

Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhi saktësisht në një nga objektet e rrugës ”Besim Shala”.

Hetues policor, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar  mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante