Vdes 25 vjeçarja e sapomartuar, mjekët i refuzuan papatestin NULL NULL 03.09.2015 22:37 03.09.2015 22:37 Një vajzë e sapomartuar vdiq nga një formë e rrallë e kancerit të qafës së mitrës, pasi mjekët diagnostifikuan simptomat e saj si një infkesion urine. Emma Fisk, 25 vjeçare, ka vizituar mjekun e saj 10 herë, pasi vuante nga dhimbje të barkut, por asaj i është thënë fillimisht nga mjekët, se ajo vuante nga një infeksion urine. Ajo gjithashtu ishte lutur për një test, por asaj i është refuzuar për shkak se nuk e kishte moshën ideale për atë. Deri në kohën që ajo përfundimisht bindi mjekët për të provuar atë test, në prill të vitit 2014, ajo po vuante nga një tumor në faza të hershme të një tipi të rrallë të kancerit. I dashuri i saj prej tetë vitesh, Dan Fiskm 28 vjeçar, i propozoi asaj martesë menjëherë pas diagnozës së saj, qershorin e kaluar. Por, në dhjetor të vitit 2014, asaj i është thënë se ajo kishte vetëm gjashtë muaj jetë, transmeton Klan Kosova. Ajo më pas vdiq në muajin qershor, pak muaj pasi çifti nga Selvy, North Yorkshire, ishin martuar. Problemi ishte se tumori që kishte Emma në qafë të mitrës, nuk ishte i llojit të njejtë i kancerit që shumica e njërëzve kishin dëgjuar. Pavarësisht kësaj, familja e Emmas kanë nisur një fushatë për të ulur moshën e papa testeve për gratë që kanë nevojë për të, kështu duke u përpjekur për të shpëtuar jetën e grave të tjera të reja. Zonja Fisk kishte një familje të madhe, katër motra, dy vëllezër si dhe nënën e saj Adele. Pasi ajo kishte filluar të vuaj nga dhimbjet e barkut dhe gjakderdhje të pazakontë në vitin 2013, zonja Fisk kishte pyetur për një test, por asaj i është thënë se ishte vetëm infeksion apo kishte probleme me zorrë. Por, pavarësisht kësaj, asaj i është thënë nga mjeku i saj se ajo ishte shumë e re për të bërë një papa test, dhe i tha të presë gjashtë muaj, derisa ajo u kthye prapë në muajin tetor. Më pastaj mjekët konstatuan se ajo kishte kancer. Nga mesi i qershorit të vitit të kaluar Zonja Fisk kishte filluar kimioterapinë. Pavarësisht se ajo ishte shkatërruar nga diagnoza e saj në fillim, familja e saj tha se ajo papritmas gjeti forcën e brendshme dhe ishte e vendosur për të luftuar kancerin. Por, Emma nuk e luftoi atë, ajo vdiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.