Vdes 17 vjeçarja gjatë një aksidenti në Gjakovë NULL NULL 19.11.2017 18:30 19.11.2017 18:30 Një 17 vjeçare me inicialet E.B ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur pësuar pasditen e sotme në Gjakovë. Policia njofton se deri te aksidenti ka ardhur derisa dy këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sipas forcave të rendit, 17 vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë pas lëndimeve të marra. I dyshuari i rastit, I. H , 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, transmeton Klan Kosova. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 16 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë