Vdekja e dy minatorëve, të martën marshim në Bulqizë NULL NULL 16.04.2018 15:29 16.04.2018 15:29 Javën e kaluar, dy minatorë humbën jetën në në minierat e Cerujës dhe Bulqizës, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje një plagë të hapur prej kohësh në Shqipëri, siç është ajo e kushteve dhe sigurisë në punë të minatorëve. Dhe përballë heshtjes së institucioneve shtetërore, të martën në orën 15:00 do të bëhet një marshim në Bulqizë. Thirrja është bërë nga Konfederata e Sindikatave e cila thekson se në këtë marshim, nuk pranohen politikanët. “Tragjeditë e paralajmërua po vijojnë pa ndërprerje dhe jeta e minatorëve çdo ditë në rrezik e për ta e familjet e tyre askush nuk mendon më. Pronarët e minierave ku ndodhin këto aksidente janë të lidhur ngushtë me deputete të PS, PD E LSI, të cilët u sigurojnë imunitet. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ditën e martë ora 15:30 organizon marshim në Bulqizë, përmes të cilit kërkojmë më shumë siguri për minatorët në punë dhe miratimin e statusit të minatorit. Janë të ftuar të na bashkohen të gjithë minatorët e Bulqizës e familjarët e tyre, por në mënyrë kategorike nuk do lejojmë që pjesë e marshimit të bëhen politikanët, as të pozitës as të opozitës. Ky marshim për asnjë arsye nuk duhet të politizohet, ndaj ju bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe drejtuesve te vendor të kujtdo partie qofshin të mos tentojnë të infiltrohen në protestën tonë legjitime. Përfitojmë nga rasti t’ju bëjmë thirrje PD PS e LSI ti lënë betejat boshe e pa sens e të gjejnë mirëkuptimin për të miratuar statusin e minatorit”, – thuhet në reagimin e KSSH./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 28 minuta më parë