Vazhdon vala e refugjatëve në Serbi, më shumë se 2.000 mbërritën sot në Miratovc NULL NULL 01.09.2015 18:18 01.09.2015 18:18 Rreth orës 13:00 në qytetin jugorë të Serbisë, në Miratovc, ka hyrë një kolonë e gjatë refugjatësh, në të cilën ka pasur më shumë se 2.000 njerëz, shkruan N1, transmeton Klan Kosova. Në qendrën e pritjes në Miratovc këtë mëngjes nuk ishte askush, por më pas, afërsisht në mesditë, mbërriti një grup i madh i refugjatëve, të cilët kërkonin ndihmën e nevojshme në kamp. Ata do të marrin rrugën për në Preshevë, ku presin të pajisen me dokumentet e nevojshme dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të gjatë, drejt njërit nga vende perëndimore. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Japonia tërheq produktet shëndetësore të "orizit të kuq" për shkak të lidhjes së dyshuar me katër vdekje 12 minuta më parë