Vazhdon në vikend gara e “Limak Street Ball Kosova 2015” NULL NULL 02.07.2015 19:43 02.07.2015 19:43 Karvani i “Limak Streetball Kosova 2015”, këtë vikend do të kalojë në tri qytete të Kosovës, për të përcaktuar tre superfinalistë të tjerë, në të dy kategoritë, Profi dhe amator. Kampionati i 16-të Kosovës në Streetball, nisi javën e kaluar me turneun e parë të zhvilluar në Prizren, ndërsa këtë fundjavë dhe të hënën, rrugëtimi do të vazhdojë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan. Të shtunën në Prishtinë, turneu i Streetballit zhvillohet në Amfiteatrin e Sheshit Zahir Pajaziti, me skuadrat që do të kenë mundësinë të paraqiten për pjesëmarrje në vendin e ngjarjes, duke filluar nga ora 9:00 me regjistrimet, që do të pranohen deri në orën 9:45, kur edhe do të mbyllet regjistrimi. Pastaj do të hedhet shorti, caktohen çiftet dhe më pas, saktësisht në ora 10:00, do të nisin garat në grupe, në të dy kategoritë, Profi dhe Amator. Kurse, duke filluar nga ora 9:00, në qendrën sportive “Fatime Xhaka” në Mitrovicë, do të fillojnë regjistrimet dhe do të zgjasin deri në ora 9:45, kur edhe hidhet shorti. Sikur edhe në qytete tjera, garat edhe në Mitrovicë nisin nga ora 10:00, transmeton Klan Kosova. Të hënën, kënaqësitë streetballistike, do t’i shijojë qyteti i Gjilanit, që është ndalesa e katërt, që kur nisi kampionati i Streetballit në Prizren javën e shkuar. Agjenda e regjistrimit dhe ecurisë së ndeshjeve, edhe në Gjilan nuk dallon nga qytetet e tjera. Pra, kampioni i Kosovës në kategorinë profesionale, sivjet do të fitojë një pushim “All Inclusive” në bregdetin e Antalyas në Turqi, ndërsa nënkampioni do të fitoj shpërblimin 500 euro. Dhe kjo nuk është e tëra, ngase Shoqata e Streetballit, ka menduar edhe për amatorët apo kategorinë tjetër garuese ku, kampioni i Kosovës do të fitoj 800 euro kurse vendi i dytë 400 euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.