Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon greva e punëtorëve të Institutit Special në Shtime

NULL NULL
17.04.2018 12:53
Pas shumë kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtave të cilat duhet t’i kenë, duke marrë për bazë rrethanat në të cilat punojnë dhe të drejtën e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminim në pagesa, punonjësit e ISSH-së kanë marrë vendim që përmes formave sindikate të realizojnë të drejtat e tyre edhe përmes grevës

Punëtorët e Institutit Special në Shtime kanë hyrë në ditën e dytë të grevës, duke insistuar në përmbushjen e kërkesave të tyre, si kusht për vazhdimin normal të punës.

Nga zyrtarë të ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale ata kanë kërkuar që të nisin procedurat për plotësimin e të gjitha pesë kërkesave të tyre, duke nisur nga krijimi i Komisionit për Vlerësimin e Rrezikut në Punë dhe pagesa sipas shkallës së rrezikut.

Kërkesa tjera janë dhënia e pagës jubilare, nivelizimi i pagave dhe futja e shtesave në pagën bazë, pagesa e punës së natës si edhe gjatë fundjavave e festave dhe pagesa e gatishmërisë për punë 24 orë në ditë, njofton Klan Kosova.

Organizimin e grevës, sipas kërkesës së punonjësve, e ka bërë Sindikata e Shërbyesve Civilë në Institutin Special në Shtime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.