Vasili: Rama zhveshi policinë nga morali NULL NULL 22.10.2017 17:26 22.10.2017 17:26 Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi në një dalje para mediave se “kryeministri Edi Rama në këto 4 vjet e mbolli Shqipërinë me drogë dhe përgatiti krimin elektoral të 25 qershorit”. “Edi Rama ishte sot në Policinë e Shtetit. Rikthimi tipik i vrasësit në vendin e krimit, pasi në këtë moment, njeriu që ka zhveshur nga çdo lloj morali Policinë e Shtetit është vetë Edi Rama, që ka që në vitin 2013 që zgjodhi ta drejtonte vetë policinë dhe jo ligji. Në këto 4 vjet e mbolli Shqipërinë me drogë, përgatiti krimin elektoral të 25 qershorit, ku i kërkoi policisë që të ishte aktore elektorale”, tha Vasili. “Kjo nuk është policia që shqiptarët duan. Kjo është vetëm një kthim i Shqipërisë në një narkoshtet që drejtohet nga një narkotrafikant në krye”, shtoi Vasili, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. Në fund, Vasili deklaroi se “të mërkurën, ky kryeministër ka një provë: të vendoset me krimin apo kundër tij; të vendoset në anën e ligjit apo antiligjit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 37 sekonda më parë