Vasili: Rama sikur ka qenë në emigracion e tani mëson për hallet e popullit NULL NULL 27.07.2017 21:30 27.07.2017 21:30 Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shkruar një kritikë ndaj kryeministrit Rama. Vasili shprehet se Rama i ka dalë sot kundër vetes së vet, pasi deri më tani ka qeverisur me njerëzit që punojnë në hipotekë, shkruan gazeta Shekulli. Statusi i plotë i Vasilit: Kryeministri ka qenë në emigracion për katër vjet. Tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama. Ka të drejtë në fakt Kryeministri që është mërzitur sepse kryeministri Rama s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë. Ndaj punë të mbarë kryeministrit të sapo kthyer në Shqipëri, që po demaskon pa mëshirë dështimin e padëgjuar të kryeministrit Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ndihmës Sekretari amerikan: Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira 23 minuta më parë