
Agim Kikaj, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është varrosur sot në Lupq të Poshtëm.
Në varrimin e Kikajt ka marrë pjesë Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarë të kësaj partie dhe shumë qytetarë, njofton Klan Kosova.
Kikaj ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnatës.