8:35, 8 Nëntor 2018

Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin Kostandinos Kacifas. Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5:30.

Autobusët janë nisur nga qyteti Selaniku, Athina, Patra dhe Janina.  Më shumë se 2 000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA, pasi më parë kishte qëlluar me automatik policinë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Në ceremoninë e varrimit që do të paraprihet nga mesha në kishë do të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit.