Vardy dhe Chicharito kërkohen nga United NULL NULL 12.01.2018 22:39 12.01.2018 22:39 Manchester United po synon ta transferojë Jamie Vardy-n dhe Javier “Chicharito” Hernandez-in, raporton The Telegraph. Vardy raportohet se do të ishte opsioni më i shtrenjtë për Djajtë e Kuq, teksa po synojnë ta përforcojnë sulmin. Anglezi besohet t’iu kushtojë diku 35 milionë funte, teksa Chicharito do të mund të kthehej në Old Trafford për një shumë prej 17 milionë funtesh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.