Vapa, si të kemi kujdes nga dehidrimi ? NULL NULL 21.07.2017 21:30 21.07.2017 21:30 Female athlete drinking water. Studime të shumta kanë hedhur poshtë idenë se çdo njeri duhet të pijë 8 gota ujë në ditë, pasi kjo gjë varet si nga gjinia, mosha, pesha dhe kërkesat e një individi për lëngje. Megjithatë shumë prej nesh nuk plotësojnë kërkesat e organizmit për ujë duke përfunduar të dehidruar pa ditur gjë. Nëse vëreni të përjetoni një apo më shumë nga shenjat e mëposhtme duhet të dini se trupi juaj po “thahet për një pikë ujë”. 1. Goja juaj është e thatë dhe fryma mban erë të rëndë . 2. Lëkura është e thatë 3. Skuqje, dhimbje dhe tharje sysh. 4. Urina ka ngjyrë të errët 5. Keni probleme me aparatin tretës, keni vështirësi në jashtëqitje (zorrët tuaja janë të dehidratuara duke e bërë të vështirë lëvizjen e tyre). 6. Përjetoni dhimbje kyçesh. Kyçet dhe artikulacionet e trupit janë të përbëra nga 80 për qind ujë. Mungesa e ujit në organizëm bën që këto të fundit të dhembin dhe të kërcasin. 7. Marramendsh dhe lodhje. Marramendja dhe lodhja mund të kenë shumë shkaqe, por dehidrimi mund të jetë një prej tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024