Van Gaal shpreson që De Gea të qëndrojë NULL NULL 22.05.2015 18:20 22.05.2015 18:20 Louis van Gaal është ende optimist se portieri David de Gea do të qëndrojë në Old Trafford. Ish-portieri i Atletico Madrid është në cakun e skuadrës së Real Madrid që gjatë kësaj vere të kalojë në Santiago Bernabeu. Sipas tyre De Gea duhet të vendos tash ose kurrë. Dijajt e Kuq janë duke u përpjekur që ta bindin 24 vjeçarin që të nënshkruajë një kontratë bombastike. “Besoj se David de Gea do të qëndrojë” ka thënë holandezi Van Gaal para ndeshjes së fundit kampionale që United e luanë kundër Hull City. Van Gaal ka thënë që pasi kjo është loja e fundit në këtë sezonë duhet patjetër që të vë në fushë lojtarët më të mirë, pasi kjo lojë është e rëndësishme për Hull City, kështu që mund të ndodh gjithçka. “Wayne Rooney është i gatshëm që ta udhëheq skuadrën, ndërsa për De Gea nuk dihet në këtë moment, ai ka qenë në training sot, por vetëm me trajnerin e portierëve” ka thënë Van Gaal. Sipas tij ai ka një problem me një lëndim të vogël, por do të bëjë çdo gjë që ai të paraqitet në fushë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë