Van Gaal shkon në pension NULL NULL 17.01.2017 08:38 17.01.2017 08:38 Ish trajneri i Manchester United, Barcelonës dhe i Bayern Munich, Louis van Gaal, ka njoftuar se do të pensionohet. 65 vjeçari ka pasur një karrierë shumë të suksesshme si trajner, duke shërbyer në top klubet në Spanjë, Angli, Gjermani dhe Holandë. “Pata thënë se qysh vitin e kaluar do të pensionohem, por më pas e ndryshova vendimin”, ka thënë Ban Gaal të hënën mbrëma. “Tani besoj se s’do të ketë kthim mbrapa. Shumë gjëra kanë ndodhur në familjen time së fundmi, dhe kjo ishte arsyeja e këtij vendimi përfundimtar”, ka thënë ai. Van Gaal po i referohej humbjes së dhëndrit të tij, i cili vdiq së fundmi, pak muaj pasi holandezi u zëvendësua nga Jose Mourinho në Manchester United, në maj të këtij viti, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.