Van Gaal mohon pensionimin NULL NULL 18.01.2017 08:50 18.01.2017 08:50 Louis Van Gaal ka mohuar se do t’i jap fund karrierës së tij si trajner. Holandezi u raportua se do të pensionohet në moshën 65 vjeçare, duke vënë çështjet familjare si prioritet, pas shkarkimit nga Manchester United sezonin e kaluar. Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munich, Ajax, Holandës dhe Manchester United, megjithatë ka qartësuar të ardhmen, duke thënë se po bën vetëm një pauzë. “Jo, jo, jo nuk jam pensionuar. Po marrë vetëm një pushim dhe pas kësaj do të vendos”. “Në Holandë shkruajnë atë që donë. Kam parë nj titull dje, por unë kam thënë se mund të pensionohem, por që nuk është koha ta them saktë, po pushojë këtë vit dhe më pas shikojmë”, ka thënë Van Gaal./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.