Van Dijk: Liverpooli mund të fitojë gjithçka në këtë sezon NULL NULL 20.09.2018 12:45 20.09.2018 12:45 Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është shprehur se djemtë e Jurgen Kloppit do të synojnë të fitojnë të gjitha trofetë e mundur në këtë sezon. “Ai që nuk beson këtë është më mirë të qëndrojë në shtëpi”, ka paralajmëruar 27-vjeçari bashkëlojtarët e tij tek Liverpooli, transmeton Klan Kosova. “Të kuqtë” kanë rritur pritshmëritë për këtë edicion pas fitores që ata shënuan kundër Paris Saint-Germanit në ndeshjen hapëse të edicionit të sivjetmë të Champions Leagues. Kjo ishte fitorja e tyre e gjashtë radhazi në të gjitha garat, për herë të parë që nga viti 1990, duke bërë kështu që Liverpooli të ketë fillimin më të mirë të edicionit në 30 vjet e fundit. Në ndeshjen e radhës Van Dijk do të luaj kundër ish ekipit të tij, Southampton nga i cili u transferua në janar për 84 milionë euro në “Anifield” dhe që nga ajo kohë është bërë lojtar kyç për klubin e tij të ri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024