Van Dijk: Fituam falë “BIG SHAQ” NULL NULL 18.12.2018 17:30 18.12.2018 17:30 Kanë vazhduar komentet e lojtarëve të Liverpoolit për fitoren në derbin ndaj Manchester United. Performanca impresionuese e Xherdan Shaqirit në atë që njihet si derbi i veriperëndimit të Premier Leagues, sigurisht që nuk mund të kalonte pa jehonën e merituar. Me futjen e tij në lojë në minutën e 70-të sulmuesi shqiptar tregoi se ishte ai “asi nën mëngë” i Jurgen Klopp me potencialin për të ndryshuar fatin e takimit, që deri në atë moment ishte fiksuar në barazimin 1me1. Shaqiri ndryshoi dinamikën e lojës me peshën e tij të rëndë në fushën e gjelbër pas vetëm 3 minutave në lojë. 27-vjeçari, që ishte blerja e verës për Liverpoolin, ka treguar se ishte përforcimi i duhur për skuadrën angleze, sikundër ishte dhe dy golëshi i tij që e çoi rezultatin e sfidës ndaj “Djajve të Kuq” në 3-1. Pikërisht për këtë paraqitje ka disa fjalë edhe shoku i tij skuadrës, holandezi Virgil van Dijk. “Duhej të shënonim dhe ne e bëmë këtë. Na duhej durimi për të vijuar presionin ndaj United, për këtë mendoi “Big Shaq”, u fut në lojë dhe përfundoi atë që kishim nisur, qartë, pastër, pa gabime. Një lojtar fantastik, që e ka treguar veten që në sfidën e parë. Me pak fjalë, Shaqiri bën diferencën, është katalizatori i ndryshimeve të suksesshme.” Më ringjitjen e Liverpoolit në vendin e parë të klasifikimit tashmë në kuotën e 45 pikëve, 1 më shumë se kampionët në fuqi të City-t, holandezi Van Dijk nuk nguron të shprehë entuziazmin. “Ishim të etur t’u tregonim të gjithëve se jemi duke ecur në rrugën e duhur. E njohim kundërshtarin, ka kualitet me tepri, por ia dolëm. Ia dolëm falë Shaqirit, ishte një fitore e merituar.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë