Valverde: Messi kishte nevojë për pushim NULL NULL 23.11.2017 11:01 23.11.2017 11:01 Ndonëse mungesa e Lionel Messit në ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës ishte befasi për shumë kënd, trajneri Ernesto Valverde sugjeroi që lojtari kishte nevojë për pushim. Me një ndeshje shumë të rëndësishme në La Liga në vikend kundër Valencias, argjentinasi u mbajt në bankën rezervë deri në pjesën e dytë. “Leo ka luajtur në shumë ndeshje dhe kishte nevojë për pushim”, tha Valverde pas ndeshjes së të martës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Valverde po ashtu foli edhe për yllin aktual të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen për të cilin tha se është në formë shumë të mirë për momentin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.