22:35, 12 Janar 2018

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk dëshiron që Andre Gomes të largohet në janar, sipas Mundo Deportivo-s.

Gomes raportohet se dëshiron një kalim në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të sigurojë më shumë minutazh në formacion kryesor, dhe është lidhur me një transferim të mundshëm në Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Sidoqoftë, Valverde është i lumtur me portugezin, dhe vetëm ndonjë ofertë e lartë për të, do t’ia ndryshonte mendjen katalunasve.