21:30, 12 Janar 2018

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Valon Berisha, është zgjedhur më i miri i vitit 2017 në ceremoninë e laureatëve të vitit që u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Futbollisti i vitit 2017 nga Superliga e Kosovës në futboll, doli Florent Hasani që me Trepçën ’89 u shpallën kampion.

Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Zekirija Ramadanit kurse golashënuesi më i mirë është po ashtu nga ’89-shi Otto John.

Sidoqoftë, John edhe pse shënoi më së shumti gola dhe ndihmoi mitrovicasit ta fitojnë superligën, ai nuk ishte fare pjesë e formacionit të vitit të përbërë nga 11 futbollist.

U ndanë edhe shumë mirënjohje tjera si dhe pati muzikë.

Kronikë nga Emanuell Syla.

klankosova.tv