12:41, 5 Tetor 2018

Një vajzë tetë vjeçare në Suedi ka gjetur gjatë verës së këtij viti një shpatë të vikingëve që llogaritet të jetë e vjetër 1500 vjeç.

Saga Vanecek ka qenë duke i larguar mënjanë gurët në një liqen në Suedinë jugore, kur ka hasur në një shpatë e cila ndodhej në baltë, ka treguar babai i vajzës, Andy Vanecek, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoor

“Ajo mori diçka që unë mendoja se ishte një shkop i gjatë që po e mbante” ka treguar ngjarjen babai i saj, shkruan Foxnews, transmeton Klan Kosova.