Vajza e Michael Jackson ka probleme me shëndetin mendor NULL NULL 16.01.2019 21:28 16.01.2019 21:28 Paris Jackson, vajza e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, i është drejtuar një klinike rehabilitimi për të kuruar problemet me shëndetin mendor. Pas një viti shumë të zënë me punë që e bëri atë të udhëtojë në gjithë botën, ajo ka vendosur të marrë pak kohë për të rifilluar, riorganizuar dhe për t’i dhënë prioritet shëndetit të saj fizik dhe emocional,”- tha një burim, shkruan bordo.al, duke shtuar se “Ajo ka bërë një kontrollë në një qendër rehabilitimi që ta ndihmojnë me mirëqenien e saj.” Paris foli hapur në publik për problemet e saj me depresionin në një intervistë për revistën “Rolling Stone” në vitin 2017, duke rrëfyer edhe tentativën e saj të vetëvrasjes në moshën 15-vjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.