Vajza e Dritëroit u përgjigjet kritikëve me veprat e të atit NULL NULL 15.02.2017 10:16 15.02.2017 10:16 Debatit dhe përplasjes që solli pas vdekjes shkrimtari Dritëro Agolli, shumë me lëvdata e të tjerë me akuza direkte e të rënda, i është përgjigjur sot vajza e tij, Elona Agolli. Me anë të një postimi në profilin e saj në FB, bija e Agollit, Elona, ka publikuar një pjesë nga vepra e Dritëroit, “Teshtimat e lirisë”, ku ai shkruan për keqtrajtimin e poetëve e shkrimtarëve në vitet e diktaturës, shkruan Panorama.al. Nga “Teshtimat e lirisë” fq 861, 862 . “Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur :ç’lidhje dhe ç’ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç’ke biseduar me të?”, pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot. Në komitetin e partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin. Në komitetin e partisë të Tiranës, Ersekës, Korçës , Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës , Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë të Rinisë unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos, Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter Files, Skënder Rusit, Preç Zogajt, Rudolf Markut, Dodë Kaçajt, Koçi Petritit, Lazër Stanit, Jorgo Bllacit e të tjerëve , pa numëruar ata letrarë te shumtë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë të ndihmuar për të ndjekur studimet e larta , me mesatare dhe pa mesatare , me biografi të mirë apo me cene në biografi. Në një darkë të gjerë në Fier , me zë të lartë i kam thënë Pali Miskës , atëherë sekretar i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe anëtar i Byrosë Politike : “Ju e përdorni shkrimtarin e talentuar Pëllumb Kulla si argat dhe ne do të bëjmë çmos për t’ua marrë nga Fieri !”. Atje ishte prezent e gjithë trupa e teatrit të qytetit. Për ndalimin e veprave të Xh. Spahiut , K. Kostës, M. Ahmetit kam shkuar ne KQ të Partisë për t’u ankuar . Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi Skënderit . E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë , që ishte bllokuar për disa vjet , para Foto Çamit , sekretar i KQ , duke i kundërshtuar ata që ishin kundër botimit në prezencë të autorit . Ndërgjegjen e kam të pastër..”. Dritëro Agolli Teksa publikon një poezi të Dritëroit të 1995, Elona gjithashtu u kujton të gjithëve, përgjigjen e tij. “Ai është dokument historie, e nga ajo askush nuk e ndan”. statusi ne Facebook Dokument historie Me tërë ekzistencën timerinie dhe pleqërie Material kompromentimi nuk jam, Jam dokument historie, Nga historia askush nuk më ndan. I tillë do futem në shekullin tjetër, I tëri do jem material njerëzor: I ri dhe i vjetër, Djall dhe shënjtor… Janar, 1995 Dritëro Agolli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë