18:32, 9 Janar 2018

Është konsideruar si “superushqim” i cili mund të përdoret edhe në produktet e bukurisë, transmeton Klan Kosova.

Pra për vajin e kokosit, ekspertët kanë debatuar shumë në lidhje me faktin se a është i mirë apo jo ky vaj.

Sipas disa studimeve të realizuara nga Universiteti i Kembrixhit, është gjetur se vaji i kokosit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës nëse përdoret çdo ditë për vetëm katër javë.

Përveç kësaj vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën.

Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.