15:00, 14 Korrik 2017

Vaji i kokosit njihet si ndër vajrat më të shëndetshëm.

Sa i përket fushës së gatimit ekspertët kanë ngritur shumë pikëpyetje lidhur me përfitimet e tij, mirëpo  në fushën e bukurisë, mbetet ende vaji më i përdorur dhe i pëlqyer.

Ky produkt mund të gjendet lehtësisht në treg në trajtë të ngurtë e të lëngshme. Ai në trajtë të ngurtë është i papërpunuar, për dallim nga i lëngshmin.

Vaji i kokosit i përpunuar mund të ketë kaluar nëpër disa procese, të tilla si zbardhja dhe aromatizimi artificial. Mund të përmbajë yndyra sintetike për shkak të hidrogjenizimit ose hidrogjenizimit të pjesshëm. Mund të ketë enzima të ashpra për lëkurën.

Vaji i kokosit i ngurtë i cili shkrihet sapo vihet në kontakt me lëkurën ka një aromë më të fortë dhe të mirë. Ky vaj emërtohet ndryshe si ekstra i virgjër dhe gjatë procesit për të përftuar këtë produkt nuk janë shtuar kemikate.

Ajo që duhet të dini është se vaji i përpunuar nuk është i virgjër andaj edhe vaji i ngurrtë është më i mirë.

Interesante