16:05, 8 Nëntor 2018

Ushtria siriane ka shpëtuar 19 gra dhe fëmijë nga Shteti Islamik në qytetin Sweida të Sirisë.

Pengjet ishin rrëmbyer nga militantët islamikë në korrik të këtij vitit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Televizioni shtetëror i Sirisë e ka cilësuar këtë veprim si “një operacion heroik edhe të saktë” ku ushtrisë i është dashtë të përfshihet në konflikt të armatosur me militantët e Shtetit Islamik në mënyrë që të lirohen pengjet.

 

klankosova.tv