11:32, 11 Tetor 2018

Sirenat e alarmit që ranë të enjten në komunitetin izraelit pranë kufirit me Rripin e Gazës ishin të rreme, tha ushtria izraelite.

“Sistemi i Mbrojtjes Ajrore të Izraelit nisi një interceptues pas një identifikimi të një sirene që rezultoi e rreme. Asnjë nisje e raketës nuk u identifikua nga Rripi i Gazës në territorin izraelit”, tha në një deklaratë ushtarake.

Më herët, Radioja e Ushtrisë Izraelite kishte raportuar se ushtria izraelite kishte rritur angazhimin pranë kufirit me enklavën palestineze, njofton Klan Kosova.

Por, për këtë një zëdhënës ushtarak izraelit nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

Nuk ka pasur sulme me raketa ndaj Izraelit nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës të drejtuar nga islamikët e Hamasit, raporton Reuters.

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim më 9 gusht kur edhe përfunduan luftimet e fundit me një seri shpërthimesh të shkurtra ndërkufitare.

Katari po dëshiron të përmirësojë kushtet humanitare në Gaza, duke u përpjekur që të parandalojë çdo përshkallëzim të dhunës.

Doha ka njoftuar se do të ofrojë 150 milionë dollarë ndihma urgjente për “brezin e varfër “ dhe do të paguante për karburantin e dërguar nëpërmjet Izraelit.

Përpjekjet egjiptiane për të ndërmjetësuar një armëpushim afatgjatë ndërmjet Hamasit dhe Izraelit kanë treguar pak progres.

Ndërkaq, palestinezët kanë vazhduar të mbajnë protesta në kufirin Gaza-Izrael, të cilat shpesh edhe janë të dhunshme.

Trupat izraelite kanë vrarë të paktën 195 palestinezë dhe plagosën mijëra persona që kur protestat filluan në mars, thonë mjekët e Gazës

Ndërsa një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper nga ana e Gazës.