Ushtria e Pakistanit mbështet bisedimet e SHBA-së për paqe me talibanët afganë NULL NULL 06.12.2018 15:42 06.12.2018 15:42 Ushtria e Pakistanit ka njoftuar të enjten se mbështet përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për arritjen e një zgjidhjeje politike me talibanët afganë për t’i dhunë fund luftës 17 vjeçare, duke i bërë thirrje Uashingtonit që ta konsiderojë Kabulin si mik në rajon në vend të “dështimit”. Këto komente nga zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali, Asif Ghafoor, kanë ardhur pak kohë pasi përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka njoftuar për një vizitë të realizuar në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. “Aq sa kemi mundësi do të bashkëpunojmë”, ka thënë Ghafoor në qytetin Ravalpindi, duke iu përgjigjur pyetjes se si mund t’i ndihmojë Pakistani SHBA-së për të negociuar një zgjidhje politike me talibanët, shkruan REL. “Ajo se çfarë SHBA pret nga ne dhe zyra e Jashtme është që në një mënyrë ata të negociojne me talibanët”. Khalilzad, i lindur në Afganistan, mirëpo diplomat i SHBA-së, që ka shërbyer si ambasador amerikan në Afganistan, Irak dhe Kombe të Bashkuara gjatë udhëheqjes së ish- presidentit George W. Bush, është emëruar nga administrata e Trumpit tre muaj më parë si i dërguar special për të negociuar paqen. Vizita e tij në Pakistan ka ndodhur pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump ndaj kryeministrit pakistanez, Imran Khan, që shteti i tij në ndihmojë ne procesin e paqes në shtetin fqinj. Uashingtoni i ka bërë presion Islamabadit për një kohë të gjatë, për siç ka thënë strehim të talibanëve afganë, mirëpo autoritetet pakistaneze kanë mohuar një gjë të tillë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 4 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 7 minuta më parë
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 19 minuta më parë