Ushtria e Myanmarit vret 13 rebelë në Rakhine NULL NULL 18.01.2019 13:11 18.01.2019 13:11 Ushtria e Myanmarit ka vrarë 13 luftëtarë rebelë në shtetin perëndimor të quajtur Rakhine. Një zëdhënës ushtarak ka bërë të ditur se forcat qeveritare kanë luftuar kundër një grupi të ri rebelësh në rajonin e trazuar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Ky grup i armatosur etnik ka kohë që është duke kërkuar autonomi më të madhe brenda shtetit Rakhine. Shteti Rakhine është i njohur për konfliktet e shkaktuara midis komuniteteve të ndryshme etnike dhe atyre fetare. Midis datave 5 dhe 16 janar të këtij viti, ka pasur tetë konflikte të armatosura si dhe pesë shpërthime të minave tokësore. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 55 sekonda më parë
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 24 minuta më parë