Ushqimet që zëvendësojnë ilaçet NULL NULL 29.03.2017 21:45 29.03.2017 21:45 Salmon: është një ndër ushqimet më të mira të pasura me acide yndyrore omega 3. Sipas ekspertëve këto acide yndyrore ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe rrisin sistemin imunitar. Mentja (nenexhiku): mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe sindromën e zorrës së irrituar. Farat chia: përdoren për të reduktuar nivelet e kolesterolit të keq. Xhenxhefili: është në erëz shumë e mirë që ndihmon në tretje. Nëse e merrni në formë çaji, ditët që jeni me cikël menstrual, ai do të qetësojë dhimbjet dhe do të reduktojë ndonjë infeksion të mundshëm. Tërshëra: sipas studimeve vetëm 3 gram tërshërë ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Mjalti: ka veti të shkëlqyera kuruese, është anti-inflamataor dhe nëse përzihet me kanellë përbën një antibiotik shumë të fortë. Fasulet: janë shumë të dobishme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të kontrolluar nivelet e kolesterolit. Turshitë: të gjitha perimet të bëra turshi janë shumë të mira për shëndetin nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Turshitë kanë veti antibakteriale dhe antifungale dhe ndihmojnë në lehtësimin e diarresë. Trumëza: ndihmon kundër problemeve inflamatore, shkruan Shëndeti, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 24 orë më parë
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days