20:00, 10 Janar 2017

Migrena është një sëmundje neurologjike tepër problematike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës.

Edhe pse prejardhja e saj është ende e paqartë, studiuesit besojnë se disa produkte të caktuara ndikojnë në shfaqjen e saj. Ju njohemi me disa prej tyre.

Alkoli : Sipas një studimi të bërë në Brazil, 30% e personave që vuanin nga migrena pohuan që konsumi i alkolit shkakton dhimbje të tmerrshme koke. Vera, krysisht ajo e kuqe, stimulon shfaqjen e migrenës. Vera ka në përmbajtjen e saj disa përbërës si tanina dhe flavonoidetqë arrijnë të provokojnë dhimbje të migrenës.

Kafeina : Studiuesit shprehen shumë skeptikë përsa i përket konsumit të kafeinës. Pasi ajo ka edhe veti lehtësuese tek pacientët, por dhe stimulon dhimbjet e kokës. Ndoshta duhet të reduktoni sasinë e kafeve, por dhe pijeve me gaz në dietën tuaj.

Djathërat e stazhionuar si Gorgonzola, Camembert dhe Cheddar shkaktojnë migrenë. Prandaj mundohuni të reduktoni ose eliminoni konsumin e tyre.

Sallamërat dhe mishi i përpunuar që përdoret për hot dog ose sandvich kanë në përmbajtjen e tyre mikro-organizma që nxisin dhimbjet e kokës që shkojnë deri në migrenë.

MSG (Monosodium glutamate) është një formë e përqendruar kripërash që u hidhet kryesisht ushqimeve të paketuara për të theksuar shijen. MSG e fut në kurth trurin me anë të eksitotoksinës që gjendet në të, që të mendojë se ushqimi shijon mirë dhe shkakton migrenë.

Bimët bishtajore si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat. Sipas studimeve të ndryshme, edhe pse këto produkte kanë veti anti-inflamatore, konsumi i tyre rrit riskun e shfaqjes së migrenës.

Interesante